Ky Yogi Çai latte me xhenxhefil, kanellë, karanfil dhe erëza të tjera të shkëlqyera ka një shije tepër aromatike.
Përbërësit për 4 porcione:
6 gota ujë
100ml qumsht të freskët apo krem (për veganët qumsht tërshëre)
4-5 lugë çaji Jaggery apo sheqer te kaftë apo sheqer kokosi
1 lugë çaji xhenxhefil të freskët të coptuar imët
1/4 lugë çaji kanellë
1/4 lugë çaji karanfil
1/4 lugë çaji kardamon
pak piper i zi nga mulliri
Përgatitja:
Në një enë të thellë shtoni ujin dhe të gjitha erëzat dhe vloni të gjitha
shtoni xhenxhefilin dhe sheqerin dhe vazhdoni të ziejnë për 15 minuta me kapak të mbyllur
hiqeni kapakun dhe shtoni qumshtin apo kremin dhe zijeni edhe per 2 minuta
përmes një site derdhni çajin në një enë.
çaji është gati
Shënim:
Ky çaj është veçanërisht i përshtatshëm për stinët e ftohta. Ai freskon dhe ngre mendjen dhe shpirtin. Tipi Vata dhe Pitta duhet të preferojnë kremin, kurse tipi Kapha qumështin.
Comments