Kremi avokado i këndshëm, kremoz i freskët dhe i mrekullueshëm me hudhër e lëng limoninë - i shpejtë, i lehtë dhe i shijshëm!
Përbërësit:
1 Avocado
1 thelb hudhër
pak vaj ulliri
krip guri (apo krip kristali, apo deti)
pak lëng limoni
sipas dëshires piper te zi
sipas dëshires magdanoz apo barishta tjera
Përgatitja:
Avocado të ndahet në dysh me një thikë
Hiqeni faren
Me një lug të mesme nxirreni Avokadon nga lëvozhga dhe hudheni në një pjatë
Me një piru shtrrydheni avocadon
hudheni vajin e ullirit, kripen, piperin dhe limonin dhe përzijeni të gjitha bashkë
Shënim:
Përhapeni kremin e avokados në bukën e thekur, dhe vendosni sipër sipas deshiren tranguj apo perime tjera.
コメント